Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Lumi i zemëruar.
Të gjithë inatosemi, nevrikosemi, zemërohemi dhe behemi agresiv here pas here. Inati eshte nje emocion universal. Ndonjehere inati na fut ne telashe ndonjehere na shpeton jeten. Le te shohim se si mund t’a menaxhojme ate ne menyre konstruktive. Shume mendojne se inati eshte nje emocion negativ dhe duhet fshehur, duhet mbajtur perbrenda, ose duhet nxjerre jashtë me çdo kusht. Keto dy sjellje mund te na shkaktojne efekte te pakendeshme sepse na çojnë në zënka me veten ose na prishin marrdheniet me miqte. Megjithate inati mund te shfrytezohet edhe per te arritur qellime pozitive si: liria, pavaresia, mundësi për të modifikuar sjelljet e të tjerëve që nuk na pëlqejnë , ose mundësi për të permiresuar marrëdheniet me personat kundrejt te cileve provojmë inat.
Inati shkatërrues eshte si nje “helm”, sepse nqse e mbajme perbrenda rrezikojme te na hidhërojë. Jo me kot Freud kur fliste per depresionin thoshte se: “Depresioni eshte nje inat i madh drejtuar vetes”. Nderkohe qe nqse e nxjerrim jashte pa kriter rrezikojme te demtojme persona qe nuk kane aspak lidhje me shkakun qe na ka bere te nevrikosemi. Lexojmë me kujdes këtë rrëfenjë:
“ Kohë më parë ne Azine e Vjetër nje Mbret i ri kishte si detyre te administronte nje territor strategjik per te gjithe vendin. Ky terren pershkohej nga nje lumë qe e bente shume pjellore tokën përreth. Megjithate lumi shpesh here dilte nga shtrati dhe permbyste gjithe te mbjellat e bollshme, duke shkaktuar dëme të mëdha per gjithe vendin. Perpara Mbretit te Ri administratoret kishin vendosur te permbanin “inatosjen” dhe forcën e lumit duke ndërtuar prita gjithnjë e më të larta dhe solide. Edhe pse shumë të forta dhe të larta uji vërshonte gjithmonë e me më shume vrrull duke i marë perpara pritat e permbytur tokat.
Mbreti i ri vendosi te ndryshonte strategji duke i prishur te gjitha pritat. Ne vend te tyre hapi kanale te vogla kulluese ne menyre qe uji te rridhte ngadale. Ne kete menyre kur mberrinte stina e shirave, jo vetem qe lumi nuk terbohej më, por kanalet e shpinin ujin deri ne tokat djerrë duke i shndërruar edhe ato në toka shume pjellore“.
Ajo qe mund te bejme (ne analogji me kete tregim) eshte nje ushtrim me te cilin mund te çlirojme gjithe inatin tone: “Mer laps e leter dhe shkruaj 2-3 letra inati drejtuar personave qe te kane inatosur nder vite. (mund te jene persona te gjalle ose jo, real ose imagjinar, larg ose afer teje fizikisht). Në disa raste mund te jesh ti marrësi i letres . Letra e inatit fillon gjithmonë me këtë rregull: ” I/e dashur… dhe pason me emrin e personit te cilit ja drejtojme letren. Më pas vazhdo shkruaj, shkruaj, e shkruaj deri sa lumi i inatit brenda teje nuk eshte qetesuar ende. Nqse ky ushtrim praktikohet rregullisht, ndihmon ne lehtesimin e peshës së inatit dhe ne permiresimin e komunikimit të emocioneve ndaj te tjereve ne menyre me konstruktive. Ky ushtrim sherben pikerisht per ti dhene nje drejtim inatit agresiv duke e pranuar dhe shprehur ne menyre jo demtuese për ne dhe për ata qe kemi afer. Ka dhe nje rekomandim te fundit qe eshte shume i rendesishem ; Pasi ke shkruajtur letrat, mos i rilexo ato ; – perndryshe rrezikon qe “helmi” qe përmbajnë te rikthehet brenda teje.
(tregime terapeutike)