Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Nuk mjafton të njohësh vetëm termat !
Kritikat në këtë shkrim janë për të gjithë studiuesit e Ψ. Shpëtojnë prej tyre vetëm lexuesit e kësaj faqeje.☺♥
Psiqika njerezore nuk kuptohet vetem nepermjet manualeve te psikologjise. Psikologjia nuk mesohet vetem nepermjet librave, autoreve, seminareve, workshop – eve (veshtire te gjesh nga ata seriozet dhe shkencoret) dhe as nga studimet e larta universitare. Studime ku diplomohen shume individe , qe edhe pse kane zene nje banke ne auditor per 5 vjet rrjesht , nuk kane lexuar kurre as edhe nje nga librat kryesore te historise se Psikologjise , ose asnje faqe te vetme nga autoret qe mbahen sot me aktualë se kurrë si Jung , Zoja, Hillman, Ellenberger, Shamdasani, Bion. Shumë nuk dine se çfarë bëhet me zhvillimet më të rëndësishme bashkëkohore të psikologjise te se pavetedijshmes. Dikush mund te pyes me shume te drejte : Ku mund te mesohet psikologjia?
Sigurisht që po nuk qëndruam permbys mbi librat e psikologjisë per vite e vite me rradhe dhe jo vetem mbi manualet universitare – (ne pergjithesi shume dogmatike me teori shume te vjetra dhe te pa argumentuara mire ), por mbi te gjitha mbi librat e psikologjise te konsideruar si nder me te rendesishmit , nqse nuk rrimë permbys edhe pasi kemi iluzionin se e kemi perfunduar formimin (si kursi i dipllomimit , kursi i specializimit ne psikoterapi , ose doktoratura) , atehere do te mbeteshim shume injorante perballe eksperiences se “psiqikes” qe eshte diçka kaq rreshqitese dhe e paarritshme ne te gjitha “devijimet” e saj, ndonjehere disi te matshme , por gjithsesi ne menyre te perafert.
Te rrish permbys mbi libra dhe te perditesohesh eshte e DOMOSDOSHME per te kuptuar pjeserisht psiqiken njerezore , pra dhe psikologjine , por nuk mjafton ! Po t’ju lemë fjalen te medhenjve e shohim qarte se çfarë propozojnë ata lidhur me argumentin. Ja se çfarë thotë Jung për këte:
Të njohësh psiqikën njerezore. (Jung)
Kush do ta njohë psikikën njerëzore , ka për të mësuar shumë pak nga psikologjia eksperimentale. Eshte mirë të varë në gozhdë kostumin e studiuesit , t’i thotë lamtumirë kabinetit të konsultave dhe të bredhë nëpër botë me zemër në dorë. Të shohë me sytë e tij tmerret e burgjeve , e çmendinave te azileve , pisllëkun e rrëzave te periferise, bordellot dhe gjirizet e kumarxhinjve , sallonet e shoqerise elegante , bursat e parave , grumbullimet e socialisteve , kishat , praktikat e ringjalljes dhe ekstazat e sekteve , per t’a ndjerë ai vete nga afer eksperiencen e dashurise dhe të urrejtjes si dhe pasionin ne te gjitha format e tij. Do të kthehet shumë më i informuar, do te kthehet me shumë njohuri . Do te mësojë shumë më tepër se sa do t’i mësonin vëllimet brilante të larta një pëllëmbë dhe mund të jetë për pacientet e tij nje psikolog i vertetë.
Asnjë manual nuk mund të na mësojë psikologjinë ; ajo mësohet nëpërmjet eksperiencës efektive. Nga Psikologjia zotërohet vetëm ajo ç’ka kemi arritur te marim nga eksperienca reale. Keshtu qe vetem thjesht te kuptuarit intelektualisht nuk eshte i mjaftueshem, sepse mësohen vetëm termat dhe jo thelbi ne brëndësi të çështjes. (Carl Gustav Jung – Elemente te Psikologjisë) 8/prill/2017