Tel : 0696003300
Email : [email protected]
“Përdorimi i përrallave në terapinë me fëmijët”
Ngaherë përrallat i kanë shoqëruar fëmijët dhe të rriturit e çdo kulture e gjenerate në rrugën e jetës së tyre, duke mbartur një vlerë të rëndësishme edukativo – terapeutike.
Përralla , tregimi , rrëfenja apo fabula e ndihmon fëmijën ti afrohet realitetit nëpërmjet imagjinatës dhe fantazisë dhe të eksperimentojë emocione të reja. Kështu nëpërmjet një tregimi , ne i lehtësojmë fëmijës mundësine e të projektuarit të “bëmave” të tij në jetë dhe botën e tij emocionale dhe afektive.
Në terapi mund ti kërkohet familjes së fëmijes të sajojë një përrallë, por edhe terapeutet mund të tregojnë një histori për tu fokalizuar te problemi në mënyrë jo “kërcënuese “. Në këtë mënyrë nëpërmjet historisë së sajuar mund të prekim tema delikate dhe të vështira për tu trajtuar, por në një mënyrë të tërthortë (jo direkte) dhe më pak të “rrezikshme”.
Përralla ka një forcë të madhe dhe na krijon mundësinë të punojmë mbi emocionet pa i ngacmuar asnjëhere ato në mënyre direkte duke na favorizuar ndryshimin në procesin terapeutik.
Tiranë/Qershor/2016