Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Përfitime psikologjike kur mësojmë një gjuhë të dytë.
Kur mësojmë një gjuhë të dytë kemi përfitime të mëdha psikologjike.
Keto perfitime kalojne pertej zotesise per te porositur nje kafe ne bar apo te pyeturit se ku ndodhet stacioni i trenit.
Ja 10 avantazhet psikologjike kur njohim nje gjuhe te dyte:
1)Fuqizon rritjen cerebrale – Kur mesojme gjuhet e huaja, pikerisht ne tru qendrat pergjegjese per gjuhen zhvillohet . Sa me shume te mesojme nje gjuhe te re , aq me shume keto zona vitale te trurit zhvillohen.
2.Vonon shperthimin e DEMENCES – Bilinguizmi vonon shfaqien e semundjes se Alzheimer deri ne 5 vjet me vone ne personat qe kane nje predispozite.Eshte e çuditeshme por studimet gjithmone e me shume insistojne ne keto rezultate. Ajo qe eshte dhe me surprizuese eshte fakti se nje gjuhe e dyte rezulton te kete nje efekt me te fuqishem se çfaredolloj mjekimi.
3.Ben qe tingujt t’i perceptojme me lehte. – te mesuarit e nje gjuhe rrit shume aftesine e te degjuarit, nderkohe qe trurit i duhet te punoje me shume per te dalluar tinguj te ndryshem qe vijne nga gjuhe te ndryshme.
4.Te ben me te ndjeshem ndaj gjuheve te ndryshme –.Femijet qe rriten ne familje bilinguale mund te dallojne ndryshimin mes gjuheve qe nuk i kane degjuar kurre me pare.Te rriturit psh.mes dy gjuhesh si spanjisht dhe katalane i ndihmon femijet te kuptojne diferencen mes anglishtes dhe frengjishtes.
5.Fuqizon MEMORJEN – Femijet e rritur ne nje ambjent bilingual kane nje memorje pune shume me te zhvilluar ne krahasim me ata qe degjojne vetem nje gjuhe.Kjo do te thote qe te mesuarit sa me heret te nje gjuhe te dyte,rrit aftesite ne perllogaritjet mendore, ne te lexuar dhe aftesi te tjera ne jete.
6.Permireson aftesine e MULTI – TASKING (kryerjen e disa detyrave ne te njejten kohe).Personat bilingual mund te kalojne nga nje detyre ne tjetren me me shume shpejtesi.Ata tregojne nje fleksibilitet më të rritur konjitiv dhe adaptohen shume më lehtë me rrethanat e papritura.
7.Fuqizon aftesite e vemendjes – Personat bilingual kane nje kontrroll me te mire te vemendjes dhe kapacitet per të limituar shperqendrimin.
8.Dyfishon aktivitetin CEREBRAL – Subjektet bilingual mund te perfitojne nje rritje te funksioneve konjitive (si aftesi te mira te vemendjes dhe multi – tasking); duke qene se duhet te aktivizojne me shume se nje gjuhe ne te njejten kohe,duhet te monitorojne vazhdimisht se çfare termash dhe fjalesh duhet te perdorin.Ky kalim i vazhdueshem nga nje gjuhe ne tjetren sjell avantazhe per mendjen.
9. Jep nje vizion te ri mbi boten – Te mesosh nje gjuhe te re mund te ndryshoje teresisht kuptimin mbi boten.Te mesuarit e japonishtes psh,gjuhe ne te cilen ka terma te ndryshem per ngjyren blu te erret dhe blu te lehte , ben te mundur qe truri ta perceptoje ngjyren ne menyra te ndryshme.
10.Permireson gjuhen amtare .- Qe nga moment kur mesimi i nje gjuhe te dyte rrit perqendrimin mbi rregullat abstrakte dhe strukturen e gjuhes edhe gjuha mëmë arrin te kete perfitime.Ne kete pike Geoffrey Willans ka te drejte kur thotë : “ Nuk mund te kuptohet nje gjuhe teresisht nese nuk njohim te pakten dy gjuhe te tjera”.
P.S. Keto kerkime ju referohen me teper subjekteve qe jane rritur ne ambjente bilinguale ose personave qe e kane mesuar nje gjuhe te dyte shume heret. Megjithate avantazhet e mesiperme vlejne dhe per ata qe ne moshe te rritur fillojne te mesojne nje ose me shume gjuhe te huaja nga rreth 6.700 gjuhe qe perdoren sot ne botë. “Te njohesh nje gjuhe te dyte eshte si te zoterosh nje mendje te dyte ”
Tiranë/Janar/2016