Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Përgatit një çaj , kur nuk di çfarë të bësh !
Ka momente kur ndjehemi konfuz , te stresuar , te çorientuar , te lodhur dhe nuk dime çfare te bejme ? Mos u nxitoni ! Nje zgjidhje e thjeshte eshte: “kur nuk dini çfarë të bëni, përgatisni një çaj.”
Në Irlandë dhe në pjesën më të madhe të Britanisë së Madhe, njerëzit pergatisin nje çaj kur kanë nevojë për një pushim. Në vendet aziatike, çaji është lartesuar në një pije kult. Ceremonia për përgatitjen dhe shërbimin e çajit nënkupton një pushim në jetën e përditshme për të disiplinuar mendjen dhe për të qetësuar zemrën. Kaq shumë njerëz ndër shekuj nuk mund të kenë gabuar me kete zgjedhje, kështu që mund ta përfshijmë këtë ritual në jetën tonë të përditshme për të gjetur qetësinë e nevojshme ne menyre qe te marim vendimet e duhura.
Çaji i nxehtë ka efekte surprizuese mbi sjelljen dhe humorin tonë. Shkenca e konfirmon këtë. Një studim i kryer në Universitetin Yale zbuloi se akti i thjeshtë i mbajtjes në duar të një filxhani me pije të nxehtë na bën më bujar, më të hapur.Kjo gjë nuk ndodh kur filxhani është i ftohtë. Ky veprim na bën ti shohim të panjohurit si njerëz më të ngrohtë, më miqësorë dhe më të hapur. Çelësi qëndron në asocacionin e pavetëdijshem që bëjmë midis ngrohtësisë fizike dhe emocionale. Në praktikë, ngrohtësia e një filxhani çaji na bën të ndihemi më rehat, thyen barrierat tona psikologjike dhe na nxit t’ju afrohemi me shume te tjereve.
Nga ana tjetër, i njëjti ritual i çajit na jep komfort psikologjik. Një studim i kryer në Universitetin e Harvardit ka treguar se ritualet që bejme pas nje ngjarje të trishtuar na ndihmojnë të lehtësojmë dhimbjen, ndërsa ato që kryejmë kur ndihemi të stresuar na ndihmojnë të ulim ankthin dhe të krijojmë besim tek vetja . Nqse e ndjekim ritualin e pergatitjes dhe sherbimit te çajit eshte si te praktikojmë një qëndrim mindfulness që të largon nga problemet. Në këtë mënyrë mund të krijojme një distancë psikologjike që na ndihmon ta shohim situatën nga nje tjetër perspektive. Në fakt, ceremonia e çajit në vendet aziatike perfaqeson një hap në jetën e përditeshme për të vlerësuar bukurinë dhe thjeshtësinë. Eshtë një veprim sa i thjeshtë aq dhe i jashtëzakonshëm e me një simbolizëm të fortë. Nuk është rastësi që ceremonia japoneze e çajit, më e famshmja në botë, frymëzohet nga Budizmi Zen dhe eshte zhvilluar si praktikë shpirtërore që lehtëson ndryshimin. Është një ndihmë meditimi për të mësuar të vlerësojmë gjërat e vogla në jetë dhe për të përqafuar qetësinë, thjeshtesine dhe kontrollin.
Natyrisht, pergatitja e çajit nuk mund ti zhdukë papritur problemet tona, por mund të na ndihmojë të gjejmë paqen e brendëshme që na nevojitet për t’u perballur me vështirësite e ditës dhe për të marrë vendime më të mira. Eshtë një pushim i vogel qe ndalon vrrullin dhe kaosin e mendimeve dhe na ndihmon të vendosim rregull në mendjen tonë. Nëse mësohemi ta shijojmë këtë ritual të thjeshtë, do na ndihmojë të eliminojmë pak stres nga jeta jonë e përditëshme.
(psikologjia per te gjithe) 19/Mars/2019