Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Përse njerëzit nuk i kuptojnë sëmundjet mendore…
Shpesh vemë re (sidomos ne specialistet e fushes) qe njerezit e zakonshem (pra jo te fushes) ne pergjithesi nuk kuptojne se e ashtuquajtura “sëmundje mendore” eshte nje semundje dhe si e tille ka nje nivel vuajtje….madje shume te larte ndonjehre. Personat e semure menderisht vuajne ne nivele te ndryshme dhe per kete arsye duhen kuruar. Ata vete e kuptojne dhe duan te ndjehen mire, ashtu siç deshiron te sherohet çdo person tjeter i semure fizikisht, i bllokuar ne shtepi a ne shtratin e ndonje spitali .
Ju siguroj se nuk eshte aspak defryese te kesh makthe naten, frikera te pamotivuara por te tmerrshme, mos të dish të dallosh realitetin nga fantasia, te ndjehesh i shtypur nga pesha kolosale e nje ndjesie deshtimi, të shohësh marredheniet e tua ne shoqeri, në pune, ato sentimentale, afektive dhe madje shendetin tënd te shkaterruar nga vetë sjelljet e tua te çuditeshme….e plot te tjera si keto qe mund t’i rradhisim pambarim.
E megjithate ekziston nje mit, (krejt i pakuptimte do të thoja) se njerëzit e semure menderisht jane pothuajse te kenaqur dhe rehat që janë te tille… të lirë, të marrë, te çuditshem, te çmendur, të shpenguar… Por nuk është aspak kështu ! Mësoni ju lutem ndryshimin midis atyre që jane “çmendur” le të themi dhe ayre qe bejne si te “çmendur,” midis atyre që kanë humbur qetësinë mendore dhe atyre që tallen me këtë gjë.
Të jesh i sëmurë mendor nuk është gje e bukur as e këndeshme. Ata që nuk besojnë le të shkojnë e t’i hedhin nje sy nje spitali psikiatrik . Edhe pse nuk quhen më “çmendina” duket se kanë mbetur të tilla…Çfare vuajtjesh, cfare tragjedish te “heshtura“ brenda tyre… dhe shumë shpesh vuajtja nuk është vetëm e pacientëve,por edhe e familjareve të tyre.
Gjithsesi ka gjithmonë shpresë dhe për këtë po iu tregoj rastin klinik te nje pacienti psikiatrik që lidhet me paragjykimin se semundjet mendore janë të “pakurueshme.”
“Per vite me rradhe Viktori ishte konsultuar me shume mjekë psikiater. Çdonjeri prej tyre pasi e vizitonte , dyshonte per nje diagnoze, por askush nuk e kishte percaktuar se nga se vuante vertete ai . Gjithsej beheshin pese konsultime në doktorë të ndryshëm me pesë diagnoza te dyshuara dhe te ndryshme nga njera – tjetra. Një ditë pacienti mberrin ne kliniken time. I pershkrova medikamentet dhe fola aq sa e lejonte konteksti edhe per diagnozen e tij te “re”…Vuante nga skizofrenia. Pas nje muaji e gjej aty perpara deriçkës së kopeshtit të Klinikes : Doktor shpetova, – më thotë ! Rashë rehat…Jam i kenaqur që më në fund kam nje diagnoze. Qëkur mësova qe jam skizofren jam qetësuar….dhe buzeqeshte. – Viktori nuk mungon ne asnje nga vizitat e rradhës. Mjekohet rregullisht dhe funksionon mirë.
Emri Viktor është krejt i rastësishëm. Doktori psikiatër që ndjek rastin punon dhe jeton në Paris.
(psikologjia për të gjithë)