Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Sandalet e vjetra të Sokratit & Tasi me thjerza i Diogjenit
Një herë dishepujt e filozofit të madh Sokratit mblodhën ca para për ti blerë një palë sandale të reja, sepse çdo mëngjes Sokrati shkonte në Pazar me një palë shumë të vjetëruara. Pastaj i thanë :
Mjeshtër, pranoi këto monedha për të blerë një palë sandale të reja për të shkuar në Pazar. Ato që ke janë të vjetra dhe të grisura. Ti nuk na kërkon asgjë për mësimet e tua, prandaj pranoje këtë në formë mirënjohje nga ne.
Sokrati u përgjigj : Unë jam shumë i kënaqur nga ju dhe nga sandalet e mia të vjetra. Shkoj çdo mëngjes në Pazar për të parë sa shumë gjëra që nuk më hyjnë fare në punë shesin aty !
Për dishepujt ishte një leksion shumë i madh.
Sa herë vuajmë për ta patur një gjë, për të cilën nuk kemi nevojë….
“ Një tas me thjerza “
Filozofi Diogjen po darkonte me një tas me thjerza . E sheh filozofi Aristipus i cili jetonte në bollëk duke i shërbyer mbretit me devotshmëri .
Aristipus i thotë: “ nëse ti do të mësoje ti shërbeje mbretit nuk do jetoje me këto pisllëqet si ato thjerzat që po ha.” Diogjeni i pergjigjet : “ nëse ti do të kishe mësuar të jetoje me thjerza nuk do rrije ti serviloseshe mbretit !! “
Një pakicë janë skllevër nga nevoja, pjesa më e madhe duan të jenë !
(tregime terapeutike)