Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Shigjeta e HELMUAR.
“Kohë më parë nje burrë u plagos nga nje shigjetë me helm. Familja dhe të afërmit donin ti sillnin një doktor, por luftëtari refuzoi dhe tha se donte më parë të dinte emrin e njeriut që e kishte plagosur, shtresën së cilës i përkiste si dhe vendin e tij të origjinës. Donte të dinte nëse personi që e plagosi ishte një njeri i fuqishëm dhe shtatëlartë, nëse ishte i bardhë apo me ngjyrë !?. Dëshironte shumë të dinte se me çfarë lloj harku e kishin qëlluar dhe prej çfarë materiali ishte laku ; bambuje, lini apo mëndafshi !?
Ju tha të afërmve se donte të dinte nëse pupla e shigjetes ishte pendë skifteri, zhgabe apo palloi !…Pyeste nëse harku qe ishte perdorur per ta goditur ishte nje hark i zakonshëm, i ripërkulur, i bërë me dru frashëri, thane apo oleandër ?!.Donte te dinte gjithçka…Burri i plagosur nuk arriti ti marë vesh kurrë pergjigjet e pyetjeve të tij”.
Përshtypja e parë pasi lexojmë këtë ndodhi është sjellja absurde dhe e pavënd e njeriut të plagosur. Megjithate të gjithë mund të sillemi në të njëjtën mënyrë pa e kuptuar. E rëndësishme është të shohim mësimin e qartë të kësaj historie: Duhet të përqëndrohemi në çfarë po na ndodh konkretisht nëqoftëse duam të kapërcejmë momentet e vështira.
Në shumë raste, pë të zgjidhur një problem është e rëndësishme të mos shpërndahemi dhe të meremi me çështje të kota dytësore. Duhet të reagojmë. Kur përballemi me një problem dhe meremi me detajet edhe pse e dimë se kush është zgjidhja e duhur, tregon se kemi frikë nga diçka ose ndjehemi të mjegulluar nga pasiguria .
Mendja njerëzore aktivizon mekanizma mbrojtës , si projektimi dhe transferta, me të cilat zhvendos problemin jashtë vetes, apo kërkon ta fshehë atë. Zakonisht kjo ndodh sepse nuk duam ta pranojmë që ne vetë jemi pjesë e problemit. Në çdo rast strategjia e përshtatëshme është të mos shvendosim vemendjen gjetkë. Eshtë e rëndësishme të kuptojmë se çfarë po na ndodh në të vërtetë dhe të mësojmë ti japim prioritet “Hic et Nunc” (“tani dhe këtu” shumë e rekomanduar në konsultimet psikologjike). Eshtë e rëndësishme të fokusohemi te e tanishmja.
(tregime terapeutike) 1/korrik/2017