Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Të shtruar në spital psikiatrik për hir të shkencës.(Pjesa e II)
…Gëzonin shëndet të mirë por u shtruan në spital duke u hequr si të sëmurë. Profesor Rosenhan donte të verifikonte nëse do t’i shtronin në spital këta persona dhe nqse po , a do të arrinin të zbulonin që ishin pacientë të rremë ? Doktorët nuk arritën të kuptonin që personat e shtruar nuk kishin probleme psikiatrike. Kështu pseudo – pacientët i nxorën nga spitali psikiatrik me diagnozën “Skizofreni në remision”.
Kjo gjë e bëri Prof. Rosenhan të reflektojë mbi lehtësinë nga ana e profesionistëve të fushës psikiatrike , për të bërë gabime të kësaj natyre. Për më tepër kërkuesi shkencor vendosi të tentojë një tjetër eksperiment: E paralajmëroi ekipin mjekësor të një spitali që në 3 muajt në vazhdim do të bënin kërkesë për shtrim disa pseudo – pacientë . Ai ju kërkoi që të mbanin shënime dhe të raportonin nëse mendonin se mund të ndodheshin përballë një inskenimi të tillë.
Nga 193 shtrime të reja në strukturën spitalore, stafi mjekësor identifikoi me bindje 41 pseudo – pacientë. 23 prej tyre u konsideruan si të tillë nga të paktën një psikiatër. 19 persona u dyshuan si aktorë si nga doktorët psikiatër ashtu dhe nga anëtarë të ndryshëm të stafit. Doktorët dhe stafi i spitalit nuk patën sigurisht një intuitë të mirë , duke qenë se Rosenhan nuk dërgoi në Klinikë as edhe një pacient të rremë. Konkluzioni nuk mundet veçse ti japë të drejtë studiuesit : Çdo proçes diagnostikimi është tërësisht subjekt gabimesh dhe nuk mund të ripërsëritet me siguri të plotë nga vlerësues të ndryshëm .
Kemi prasysh që: në ato vite pacientëve nuk ju komunikohej asgjë për ecurinë e përditëshme (e cila shënohej në kartelë.) Ekzistonte tendenca për të evituar mardhënien me pacientin. Stafi mjekësor hynte në kontakt me pacientët vetëm për një kohë të shkurtër përgjatë ditës. Shpesh i injoronin pyetjet e tyre dhe evitonin kontaktin me sy. Niveli i privatësisë ishte shumë i reduktuar dhe gjatë shtrimit shpesh anullohej zbatimi i të drejtave të njeriut.Të gjitha këto e komplikojnë mundësinë për të zbuluar kush është mirë dhe kush vuan me të vërtetë.(Të gjithë vuajnë në një mënyrë apo në një tjetër). Megjithatë prof. Rosenhan pranon që etiketimi “në remision” ka të ngjarë të vendoset gjithësesi për të gjitha rastet ; është një formalitet, sepse në optikën e strukturave , të tillë pacientë nuk mund të konsiderohen “ jo të sëmurë “ dhe për institucionet nuk kanë qënë kurrë të tillë.
Pas studimit Prof. Rosenhan citon nevojën për struktura të reja, komunitete, qëndra specifike , zhvillimin e terapive psikologjike komportamentale specifike në ambjente që nuk krijojnë mundësi përkeqësimi për pacientët. Por jo vetëm kaq: autori vërejti një ndjeshmëri të madhe nga ana e profesionistëve të shëndetit mendor , përkundrejt kushteve paradoksale të pacientëve psikiatrik. Ndoshta këtë gjë e vuri re pikërisht në 1973, kur vetë ai së bashku me 7 persona të tjerë vendosi të hiqej si pacient psikiatrik dhe kërkoi të shtrohej në një spital të tillë
“Per mua, si te flasesh per psikolog si per nje skizofren,si per nje maniak,si per psikiater eshte e njejta gje ; jane te shumta rolet brenda nje çmendine aq sa nuk meret vesh kush eshte mire e kush eshte i semurë. (Franco Basaglia )
(psikologjia per te gjithë) 3/Nentor/2016