Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Tre karakteristika që identifikojnë një fëmijë të lumtur.
Një fëmijë që rritet në harmoni nesër do jetë një i rritur i lumtur. A mund të permblidhet lumturia në vetëm tre pika ? Absolutisht jo, madje, të jesh i lumtur duhet goxha punë ! Megjithatë, nëse çdo fëmijë i pakënaqur është i pakënaqur në mënyrën e vet – duke parafrazuar Tolstojin – të gjithë të qetët ngjajnë njësoj.
Tre karakteristika që identifikojnë një fëmijë të lumtur.
Shenja e parë: në kerkim te sfidave dhe aktiviteteve të reja.
Te gjithe femijet deshirojne të zoterojne boten dhe situatat. Ky eshte nje motivim primar, karakteristike e krijeses njerezore. Nje femije ne kerkim te sfidave eshte nje femije i shperblyer dhe ndjehet aq i sigurte me veten sa e vë ate ne prove. Kjo tregon se vetevleresimi i tij po zhvillohet ne menyre te forte dhe nuk do druhet te provoje veten. A eshte vetevleresimi sinonim i lumturise ? – Nuk eshte i vetmi komponent, por sigurisht tregon nje perqasje pozitive me jeten; perberes kryesor ky per te qene te qete. Ne te kundert femijet jokurajoz, te pamotivuar ose te ndrojtur do ti evitojne gjerat e reja dhe do mjaftohen me aktivitete te thjeshta , me shprese se do te marin aprovimin dhe do t’i tregojne vetes dhe te tjereve, qe vlejne. Femija me vetebesim te ulet veshtire te jete i kenaqur dhe i qete, duke qene qe jeton me friken e gjykimit nga te tjeret dhe me peshen qe i duhet t’ju tregoje te tjereve cilesite qe ka. Praktikisht: femija i sigurte ndjek shoket ne sporte dhe eksperienca te reja ; eshte pozitiv dhe gjithe kohes ne levizje. Perfshihet ne nje kompeticion te shendetshem dhe njeh vleren e te ushtruarit dhe praktikimit. Eshte nje vullkan i vertete !
Shenja e dyte: tregon spontanisht ato qe ben.
Te treguarit e gjerave eshte nje instrument qe femijet perdorin per te rijetuar dhe riperpunuar eksperiencat e tyre. Do te jene veçanerisht te kenaqur nqse tregojne per ate çka kane bere gjate dites, nqse eksperienca iu ka pelqyer. Nje tregim i shendetshem dhe i qete eshte pakashume objektiv (jo detyrimisht: seicili nga ne interpreton faktet ne menyre subjektive; e rendesishme eshte qe ajo qe tregon te perputhet me realitetin) i pasur me hollesira, vë ne pah komponentin emocional dhe nuk i fsheh gabimet.. Edhe ne shtepi , nje femije i lumtur do te jete krenar t’ju tregoje vizatimet, punimet, lojrat ; eshte i sigurte qe do mare gjykime pozitive, por edhe sygjerime per t’u permiresuar gjithmone e me teper.
Femije i fshehte: Nje femije qe refuzon te tregoje ate qe ka bere, me shuma gjasa ka nje forme “vuajtje”. Kjo eshte veçanerisht e vertete per shkollen, por edhe per aktivitetet sportive. Heshtja tregon deshiren per te fshehur diçka, shpesh perceptimin e paaftesive te veta. Kjo veshtiresi ne te shprehurit e gjerave duhet trajtuar me kujdes; jo detyrimisht eshte nje gje kaq tragjike, por eshte nje tregues qe ka diçka qe nuk shkon.
Shenja e trete : èshte “kureshtar si nje majmun”. Kureshtja te nje femije eshte e lidhur me sensin e tij te efikasitetit; pothuajse si te jesh ne kerkim te sfidave. Femijet e lumtur ndjehen krijues te vete fatit te tyre dhe bejne me te miren per te mesuar sa me shume gjera te jete e mundur. Kuriozitet apo zell ? Shpesh kurioziteti ngaterrohet me rezultatet e mira ne shkolle, me aftesine per te studjuar. Kurioziteti mund te kanalizohet ne mijra drejtime qe jo detyrimisht jane te lidhura besnikerisht me studimet shkollore. Ka sinjale me te rendesishme ; femija kureshtar lexon shume, kerkon imazhe per argumenta qe i ngjallin interes, informohet, viziton me shume deshire vende te reja, ben gjithmone qindra pyetje.
Femije te lumtur : Nëse përgjigja për 3 pyetjet më sipër është pozitive, jemi të sigurtë se kemi te bejme me një fëmijë që do rritet i lirë dhe i lumtur, qe një ditë do zbulojë botën dhe do dalë fitues ndaj sfidës së jetës. Mundohuni të punoni në të treja pikat, në mënyrë që të forconi vetëvlerësimin, kuriozitetin dhe kënaqësinë për t’i treguar gjerat : jini kureshtar për jetën e fëmijës tuaj, duke mos e tepruar me ndërhyrjet. Në rast të një përgjigjeje negative ndaj njërës nga tri pyetjet, nuk ka problem : E rëndësishme është të jini pozitiv, t’a edukoni për lumturinë duke dhene shembullin e mirë dhe duke u treguar te kujdesshëm ; do të jeni ju që do të zbuloni dhe zgjidhni shkakun e problemit të vogël. Ka shumë aspekte që duhet të shohim gjatë procesit te edukimit: njohja e limiteve të veta, te mësojne si te mos ndikohen nga gjykimet e jashteme, te kapërcejne frikën nga të tjerët. Është normale që të kemi te gjithe ca pika te dobta.
Dhe nëse nuk do të ishte kështu ? Mos u shqetësoni: prinderimi eshte punë e vështirë dhe nuk duhet të dorëzohemi kurrë. Pasiguria është pak si anemia: kërkon një kure të fortë riparuese , por mund të ndreqet. Në mënyrë të veçantë, do të ishte mirë të tregojmë gjithë dashamirësinë tonë, duke e përdorur për t’a siguruar dhe inkurajuar per sfidat dhe kureshtjen. Ndihmojeni fëmijën t’i bëj gjerat vete. Propozojini aktivitete të cilat me siguri arrin t’i bej mirë dhe inkurajojeni; ngrijeni steken çdo ditë nga pak , por kurrë mos gjykoni: fëmija duhet të ndjehet i lire të gaboje, dhe i sigurte nga kritikat. Brenda një kohe të shkurtër do të vini re rezultate pozitive. Nëse gjërat nuk shkojne per mire, atëherë mund të ketë një problem te fshehur: në këtë rast do të ishte mirë t’i drejtoheni një specialisti , psikolog , mesues, apo mjek.
(psikologjia per te gjithe) 17/prill/2019