Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Vonoje gjithmonë gjykimin tënd !
Përpara se të arrish në një konkluzion të shpejtuar dhe para se të mendosh keq për njerezit, vështroji me kujdes gjërat, shumë shpesh nuk janë ashtu siç duken !!!
…Një vajzë e vogël mbante dy kokrra mollë në duar. E jëma iu afrua dhe i kërkoi të bijës nëse mund t’ia jepte njërën prej mollëve .
Vajza me nxitim i kafshoi të dyja mollët njëra pas tjetrës.
Mamasë i ngriu buzëqeshja në fytyrë por u mundua të mos e tregonte veten.
….Ndërkohë vajza i zgjati njërën nga mollët duke i thënë : – Mere mami ! Kjo është më e ëmbla …
Nuk ka rëndësi se kush je, si ke jetuar dhe sa njohuri mendon se ke, vonoje gjithmonë gjykimin tënd . Jepu të tjerëve mundësinë të shpiegohen. Ajo që mer me mend ndoshta nuk mund të jetë realiteti.
Tiranë/Gusht/2016